BLUETOOTH

“Jam shumë e emocionuar që ajo është kthyer”- Adela mbështet publikisht Dua Lipën: Ylli i ardhshëm i popit

12:07 - 09.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adele ka mbështetur publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si “vajza tjetër e madhe e popit” në një intervistë e re.




Gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter” në ceremoninë e dhënies së çmimit “Sherry Lansing Leadership Aëard”, ku këngëtarja foli gjerësisht për përvojat e saj si një grua, për karrierën e saj muzikore, jetën e saj aktuale që jeton në Los Angeles dhe ambiciet që ka për të ardhmen.

Përveç kësaj, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës. “Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer”, tha ajo. “Kur dëgjova për herë të parë e mbaj mend që i thashë menaxheres time, ‘Ua, ajo duhet të jetë ylli tjeter i muzikës popi’. Dhe ajo është. Jam shumë e emocionuar që ajo është kthyer.”– u shpreh Adela.

 

 Kur u informua se tre kategoritë kryesore të çmimeve “Grammy 2024” dominoheshin nga femrat, ajo tha: “Tre çmimet kryesore më të mëdha? Të gjitha femrat? Uau. Kjo është një çmenduri e pabesueshme.”

 

Kohët e fundit, këngëtarja lançoi një biznes të ri bukurie të quajtur “The Shelbourne Collective”. Në fillim të tetorit, ajo pranoi se ajo kishte qenë e fiksuar pas “alkoolit” që nga të 20-at e saj, por më pas ka hequr dorë nga ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.