LAJMI I FUNDIT

Mediat greke: Laert Haxhiu transferohet nga burgu i Janinës për arsye…

17:02 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I shumëkërkuari i drejtësisë, Laert Haxhiu, i burgosur në Greqi ka vënë në lëvizjet autoritet greke, duke u shprehur se rivali i tij, Aldo Bare, i cili është i burgosur në Shqipëri, ka vënë në dispozicion 1 milion euro për kokën e tij.




Kjo bëhe e ditur nga një shkrim i gazetarit të njohur grek Vasilis Xito për “Esspresenews”, ditën e sotme.

Në artikull thuhet se rivali Aldo Bare ka ofruar shumën prej 1 milionë eurosh për kokën e tij ndaj është transferuar nga burgu i Janinës. Gjithashtu përmendet edhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili dëshmoi se i burgosuri i burgut të Korydallos ka organizuar katër vrasje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.

“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.

Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë.

Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”, thuhet në artikull.

 

Dënimi në Shqipëri

Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

Në fakt, që pas masakrave të bujshme dhe vrasjeve demonstrative të bëra në Lushnje, Laert Haxhiu nuk u dyshua për asnjë nga krimet e zbardhura ditëve të fundit, përveç vrasjes së Elton Mermalit.

Në mesin e personave të pikasur nga Laert Haxhiu ishte dhe prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e e tij.

Dëshmia e Artan Tafanit

I penduari i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli.

Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Doga.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

Ushtari i Laert Haxhiut, i cili u arrestua më 23 Shtator në një hotel pasi grabiti një exchange në Astir më 24 Qershor, zbuloi 6 vrasje të kryerja nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Vrasjet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut, sipas policisë:

Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021, në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Albi (Dijonist) Bashaliu, për gjakmarrje e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka dyshime se Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë:

• Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;

• Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.