BLUETOOTH

Olta Gixhari dhe Valbona ironizojnë njëra-tjetrën në “Dancing with the Stars”: Ke ndonjë gjë me… Çfarë ndodhi mes vajzave?

11:36 - 09.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy anëtaret e jurisë së “Dancing with the Stars”, Olta Gixhari dhe Valbona Selimllari mbrëmjen e djeshme, ndryshe nga herët e tjera kanë ironizuar njëra-tjetrën.




Në një moment aktorja po komentonte performancën e Arnitës, Valbona e ndërpreu atë teksa i bëri koleges së saj komentin epik.

“Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’”– u shpreh Olta, ndërsa Valbona ndërhyri duke thënë: “Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

“Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.”– iu përgjigj aktorja.

 Ky veprim i vajzave ka nxitur aludimet e publikut se vajzat nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, megjithëse kjo mund të jetë një shaka mes tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.