BLUETOOTH

“Them me vete, pse”- Me lot në sy, Eno Popi rrëfen pengun që i ka ngelur pa plotësuar nënës së tij para se të vdiste

13:56 - 09.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Eno Popi, si rradhëherë mbrëmjen e djeshme në “Dancing with the Stars” i ka prekur të gjithë me një rrëfimin për nënën e tij të ndjerë.




 Teksa tregoi se e ëma ka ndërruar jetë disa vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë, Eni zbuloi se i ka mbetur peng një dëshirë e nënës së tij para se të ndërronte jetë.

Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.

Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej.

 Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash okay do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.

Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vete, pse…

E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno i prekur me lot në sy, ndërsa i emocioni të gjithë publikun dhe babain e tij i cili ndodhej në studio.

“Shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”– ishte mesazhi që moderatori iu dha të gjithë njerzëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.