BLUETOOTH

Ish-deputetja rrëfen eksperiencën e hidhur në Angli: Më morën unazën e martesës

15:06 - 10.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”,  ish-deputetja, Elona Gjebrea, e cila ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur. Ajo tregon se gjatë një udhëtimi i ka humbur unaza e martesës dhe dhuratat që kishte planifikuar për familjarët.




Elona Gjebrea: Në fakt kam një eksperiencë shumë të hidhur. Për disa vite kam ndenjur në Angli, bëja një doktoraturë dhe më duhej të shkoja 2 herë në vit në Itali, të takoja një supervizorin për pjesën e punës që po bëja kërkimore.

Dhe kam shkuar me këto linjat e lira, këto Ryanair, mbaj mend atëherë që… nuk e dinim domethënë që ishin si opsione. Ngaqë jetoja në një ambient studentorë dhe e ndaja me disa kinez, të cilët ishin shumë miqësor, të zhurmshëm. Nuk kishin ato, po themi, pjesën e privatësisë edhe futeshin ndonjëherë nëpër dhomat tona, thjesht në mënyrë miqësore.

Si përfundim, unë mora me vete disa unaza, që kisha dhe unazën e martesës, disa kujtime shumë të veçanta dhe aty… Nuk e di edhe sot e kësaj dite, nuk e di si më kanë humbur, por unë përfundova me 2-3 gjëra shumë të shtrenjta dhe që kisha edhe dhurata të familjes, të cilat i humba. Dhe kjo ka qenë një gjë që të cilën…

Rudina Magjistari: Mendon që t’i kanë marrë?

Elona Gjebrea: Jo, ato unë i humba se kur arrita gjatë kohës që po udhëtoja nga aeroporti, në autobus besoj, derisa arrita në vendin që duhet të shkoja, ato nuk ishin më në çantë. Nuk e di dhe sot e kësaj dite se si kanë arritur që të hapin çantën dhe t’i marrin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.