AKTUALITET

Aksident në Përrenjas/ Përplasen dy automjete, raportohet për 6 persona të plagosur

09:38 - 11.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve në gjendje të rëndë.




Aksidenti mësohet se ka ndodhur në  vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale Gj. P.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

Librazhd/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.