Kronikë

Me kokainë në xhep dhe tentoi që të arratisej duke goditur policin, e pëson keq 20-vjeçari shqiptar

15:55 - 11.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spoleto të Italisë, pasi u kap me doza kokaine.




Oficerët e ndaluan të riu, se bashku me një person tjetër, në një parking në qytet, pasi vunë re se ata dukeshin të dyshimtë.

Policia i është afruar dhe i ka kërkuar t’i tregojnë objektin që mbanin në dorë, ndërsa në këtë moment njëri prej të rinjve u zhduk me vrap.

20-vjeçari iu nënshtrua kontrollit dhe në ato momente ka nisur të bëhet nervoz dhe agresiv.

Fillimisht ai shtyn një prej efektivëve dhe tenton të arratiset, por nuk ia del. Pavarësisht tentativave për ta qetësuar, i riu ka sulmuar një polic duke i shkaktuar dëm në kyçin e dorës.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjetën të fshehura në trup, 3 fasha kokaine , 3 celularë dhe 1040 euro cash.

Pas arrestimit, i riu doli se ishte ilegal në shtetit italian dhe u shoqërua në Barin për riatdhesim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.