Kronikë

U përlesh me punonjësin e karburantit dhe i vodhi xhiron ditore, arrestohet 22-vjeçari, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

11:10 - 11.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë në një pikë karburanti, ndërsa janë vënë në pranga dy të rinj.




Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale A. L., 22 vjeç dhe shtatasi me iniciale K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin rreth orës 01:40 pak ditë më parë, janë afruar në një karburant në Selitë, për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa njeri prej tyre i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Blutë u kanë sekuestruar një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Njoftimi i policisë

‘Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën me dhunë një shumë parash, në një pikë karburanti, në Selitë, falë veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve:

  1. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.