Kronikë

Vrasjet e bujshme/ Miku i Nuredin Dumanit kërkon t’i rikthehet statusi i “bashkëpunëtorit të drejtësisë”

13:12 - 11.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Henrik Hoxha, miku i Nuredin Dumanit ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij, t’i rikthehet statusi i “bashkëpunëtorit të drejtësisë”.




Hoxha u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri.

I dyshuar për disa vrasje, Henrik Hoxha ka pasur edhe më parë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por iu hoq. Hoxha argumentoi se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor sipas SPAK dhe GJKKO, ai tashmë” nuk përfiton nga ulja e dënimit.

Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate. Lidhur me një nga ngjarjet kriminale atë të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai Eldi Dizdari.

Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro.

Deklarata e sotme në gjyq e Henrik Hoxhës shihet me rezerva pasi më parë kishte thënë se nuk kishte dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.

Ndërkohë vetë ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho (“Sakati”). Dumani do të rrëfente se pasi Suel Çela (i shpallur në kërkim në kuadër të “Plumbi i Artë) i dha numrin e personit që e donte të eliminuar pronarin e shkollës, ai shkoi në Gjilan të Kosovës ku siguroi armët, motorin dhe paratë për të kryer ekzekutimin e Lulzim Mashës.

Sipas Dumanit, ky person është Aleksandër Baho. Për këtë vrasje u ofruan plot 150 mijë euro. Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK ka marrë të pandehur Henrik Hoxhajn, Skerdi Tasen, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën.  Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme pasi disa nga avokatët merrnin pjesë në një seancë tjetër dhe kërkuan kohë për njohjen me aktet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.