Kronikë

I vihet flaka vilës në Berat, banesa lyhet me benzinë! Shpëton mrekullisht i moshuari

07:44 - 12.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në Berat, në lagjen “30-vjetori”.




Bëhet me dije se vila është në pronësi të shtetasit Dritan Qato, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen, ndërkohë që banesë jeton i vetëm babai i tij, Shahin Qato,78-vjeç.

Shefi i Repartit të Shërbimit Zjarrfikës Berat, Artan Merko ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme ,pasi vila ishte e lyer nga të gjitha anët me benzinë. Merko ka deklaruar se në ndihmë kanë mbërritur më shumë forca zjarrfikëse dhe u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja e plotë e vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të shumtë policie, që do të kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të bërë të mundur zbardhjen e saj si dhe identifikimin e autorit (autorëve).

Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas iu vu flaka, ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen edhe kamerat e mundshme të shtëpive e bizneseve përreth vilës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.