BLUETOOTH

“Ma ke ndryshuar jetën”- Vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës feston ditëlindjen, mungon urimi publik nga këngëtari

19:30 - 14.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, Poem Blu, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 3 vjeç dhe sigurisht nuk mund të munonte urimi i ëmbël nga mamaja.




“E ke ndryshua jetën time Poem, faleminderit që më ke bërë mamanë më krenare, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha. Shpresoj që jeta jote të jetë ashtu siç je ti, gëzuar ditëlindjen goca ime, motra ime shoqja ime e ngushtë”, shkruan Sara.


Nga ana tjetër, Ledri nuk ka bërë asnjë urim publik për vajzën e tij, ndryshe nga herët e tjera.

Nuk dihen arsyet, por ajo që dihet është se mes çiftit ka krizë dhe zërat se ata janë ndarë janë shtuar, edhe pse në rrjete sociale vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin.

Kujtojmë se ndarjen e dyshes e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”.

Zërat nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Megjithëse, ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.