Kronikë

Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti në Tiranë, 42-vjeçari denoncon në polici

08:29 - 14.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Tiranë.




Mësohet se një 42-vjeçar ka denoncuar në polici se  drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri, në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45.

Policia bën me dije se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.