Kronikë

P*rdhunimi i dy motrave, familjarët e dy djemve hedhin poshtë akuzat: U inskenua nga i fejuari i 16-vjeçares për xhelozi, pasi zbuloi lidhjen e tyre

14:51 - 16.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët e një prej të akuzuarve për përdhunimin e dy motrave në Berat, kanë deklaruar se ngjarja është insekuar nga i fejuari i 16-vjeçares.




Sipas tyre, i arrestuari Andon Shoshari ka bashkëjetuar për disa muaj me të miturën kur ajo ishte 14-vjeçe, por më pas janë ndarë.

Kunati i 20 vjeçarit ka pretenduar se kur i fejuari i të miturës ka zbuluar se kanë qenë në një lidhje e ka detyaruar që të bëje denocimin dhe sipas tij Andon Shoshari po qëndron në burg pa asnjë akuzë.

“Andon Shoshari ka bashkëjetuar (si të martuar) dy vite më parë me 16-vjeçaren, kur ajo ishte 14-vjeçe, ashtu siç bëjmë ne Romët dhe kanë ndenjur disa muaj bashkë e më pas janë ndarë. Në jetojmë ngjitur me familjen e vajzës, kemi edhe hyrje dalje familjare, vajza është e fejuar.

Andoni kishte dalë për kafe me shokun e vet dhe familja Kovaçi ku vajza është fejuar e kanë bërë nga inati duke e detyruar vajzën të denoncojë Andonin, pasi kishin marrë vesh se ajo kishte qenë më parë e martuar me të. Andoni është në burg pa prova e pa fakte, vetëm duke u bazuar në fjalët e vajzës”, ka thënë ai.

Gjithashtu edhe babai i 20-vjeçarit Andon Shoshari është shprehur se akuzat ndaj djalit të tij janë të pavërteta dhe se gjithçka është bërë për inat pasi ai ka pasur një lidhje me vajzën 16-vjeçe dhe pastaj janë ndarë.

“Gjithçka ka ndodhur për xhelozi pasi djali kalonte çdo ditë në lagjen “Uznovë”, ku jeton familja ku është fejuar vajza”, ka pohuar babai i Andonit, i cili deklaroi se pasi është informuar për denoncimin, e ka çuar vetë djalin në polici për t’u sqaruar.

Ai deklaron se familja e tij dhe e 16-vjeçares janë në miqësi mes tyre, duke shtuar se duhet të kryhen hetime të plota pasi djali i tij nuk ka bërë asgjë.

Babai i 20-vjeçarit deklaron se komuniteti i tyre i marton vajzat sapo mbushin moshën 12-vjeçe.

Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy motrat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.