Kronikë

Vrasja në burgun e Peqinit, flet Sokol Mjacaj: Armën e kam siguruar rreth një mua më parë! Ja pse e qëllova Arben Lleshin…

10:46 - 16.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb dëshminë e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosu Indrit Shaqjan.




Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Por sipas Lalës, kjo alibi e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.