AKTUALITET

Goditet banda italo-shqiptare/ Grupi i trafikantëve shpërndante kokainë nën shoqërinë e një qeni Pit Bull. Malli dhe paratë shkëmbeheshin në varreza dhe…

07:47 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në grup trafikantësh italo-shqiptar, të cilët trafikonin kokainë në aksin Meran-Bolzano në Itali, është goditur nga autoritetet italiane në zonën e Tirolit Jugor.




Mësohet se në këtë operacion ishin të përfshirë rreth 50 oficerë të policisë italiane, të cilët kanë ekzekutuar 5 urdhër arreste, nga të cilët 4 janë në burg, të lëshuar nga gjyqtari hetues me kërkesë të prokurorit publik.

Efektivët kanë kryer kontrolle të shumta në shtëpi me mbështetjen e qenve të zbulimit të drogës.

Lidhja e parë në zinxhirin e tregtarëve ishte në Meran, ku një burrë 30 vjeçar u dërgonte klientëve drogën me biçikletë të shoqëruar nga një qen Pit Bull.

Nisur nga kjo është intensifikuar hetimi dhe janë përgjuar edhe bisedat telefonike. Kështu kanë rënë hetuesit në gjurmët e një kontraktori të vogël ndërtimi nga Shqipëria, me qendër në Meran. Falë mbështetjes së disa prej anëtarëve të familjes së tij, ai furnizoi shumë tregtarë në Burggrafenamt. Ai vetë furnizohej me kokainë nga një mik i tij që jetonte në Eppan.

Dy tregtarët e mëdhenj nuk u takuan kurrë personalisht, ndërsa raportohet se ata përdornin të çara në mure ose vende të fshehta në varreza për të shkëmbyer mallra dhe para.

Hetimi i policisë zgjati gjashtë muaj, dhe gjatë kësaj kohe tregtohej drogë me vlerë 200 mijë euro. Gjatë këtij operacioni, mësohet se hetuesit e drogës konfiskuan mbi 1 kilogram kokainë dhe 75 mijë euro cash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.