BLUETOOTH

“Për mua ishte ‘shok’ hyrja e tij”-Flet për herë të parë partnerja e Bucit: Kemi pasur një  lidhje të vështirë…

10:06 - 17.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partnerja e Bucit, Verona së fundmi ka rrëfyer për “Prive” se kur partnerit të saj i ka ardhur ftesa për në “BBVK” ka qenë shumë kundër hyrjes së tij.




“Buci që sa kohë e kishte përmendur që nëse kisha hyrë në Big Brother, çka do të ndodhte, a do t’më përkrahje, ndërsa unë kam qenë shumë kundër.” – shprehet ajo

“Kemi qenë në pushime në Greqi, dhe Buci ma ka lënë telefonin se nuk e ka problem, dhe kërkon t’ia shkruaj fjalëkalimin e Wireless-it. Në momentin që e shkrova, e kam parë mesazhin e Klan Kosova “A mundesh me na dërgu një numër kontaktues, kur je ti brenda. Edhe për mu ishte pak ‘shok’, se nuk e prita që Buci ka vendosur të hyjë, pa më treguar mua, edhe goxha u mërzita se m’u duk si një eksperiencë që s’e dija a mund t’ia dal, a do të jetë e vështirë për neve, dhe largësia, por, deri tash jam e lumtur dhe jam shumë krenare që është pjesë e Big Brother.” – shprehet Verona

Kemi pasur një  lidhje goxha të vështirë, duke  marrë parasysh fillimisht diferencën në moshë, e cila për ne nuk ka qenë problem, por për familjet e tona, po.

Ne jemi që gati gjashtë vjet bashke dhe ua kemi dëshmuar të gjithë njerëzve që lidhja jonë është lidhje e veçantë, pavarësisht krejt sfidave që  kemi kaluar , edhe pavarësisht probleme dhe gjykimeve të njerëzve dhe të rrethit, ne ia kemi dalë, unë jam shumë e lumtur që e kam një person si Buci në krah.” – u shpreh Verona.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.