Kronikë

Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon “arrest me burg” për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e arrestuar

16:55 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin, të ndaluar pas ngjarjes së rëndë më 15 dhjetor, ku Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.




Bëhet me dije se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë, u ngritën dyshime edhe mbi zinxhirin komandues të këtij institucioni, dhe u ndaluan 12 persona.

Mes të ndaluarve janë drejtori i burgut të Peqinit,Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Të ndaluarit:

Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Florenc Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj ka qëlluar nga dritarja e qelisë për vdekje Arben Leshin, i dënuar gjithashtu me burgim përjetë për vrasjen e shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. I plagosur ka mbetur edhe i burgosuri tjetër, shtetasi Indrit Shaqja.

28-vjeçari i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim.

Si pasojë e plagëve të marra Arben Lleshi ka humbur jetën, ndërsa mbetet mister se si Sokol Mjacaj kishte siguruar armën brenda burgut të sigurisë së lartë.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

Dëshmia e Sokol Mjacajt

Para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit mesditën e së premtes (15 Dhjetor) Sokol Mjacaj ka deklaruar se “armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”,

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.