Kronikë

Ra aksidentalisht në gropën e qymyrit, digjet 67-vjeçari, i gjenden vetëm mbetjet kockore

09:55 - 20.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se një 67-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.




I moshuari i identifikuar si shtatsi me iniciale Q.L, ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teska po digjej qymyr. Pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij, rreth orës 22:45.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.