![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Oregonit kanë renditur gjenomin e farave chia, duke ofruar një plan për kërkimet e ardhshme që shfrytëzojnë përfitimet ushqyese të bimës për shëndetin e njeriut.
Farat Chia kanë marrë shumë vëmendje vitet e fundit për shkak të fuqisë së tyre ushqyese. Janë të pasura me fibra, yndyrna të mira dhe proteina. Megjithatë, kultivimi i tyre nuk ka marrë aq vëmendje nga shkencëtarët sa orizi, gruri dhe misri.
Studiuesit kanë identifikuar gjenet e farës që lidhen me përmirësimin e të ushqyerit dhe vetitë që mund të përdoren për të trajtuar çdo gjë, nga kanceri tek presioni i lartë i gjakut.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se acidet yndyrore të pangopura që gjenden në chia përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe kolesterolin dhe kanë veti antikancerogjene, se përmbajtja e tyre e lartë e fibrave ndihmon në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak te pacientët me diabet të tipit 2 dhe ndihmon njerëzit me sëmundje të lidhura me sistemin gastrointestinal. Së fundi, se proteina që ato përmbajnë ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobike.
Vitet e fundit, kërkesa globale për kultura të pasura medicinale si chia, meli dhe patatja e ëmbël është rritur. Përtej vlerës së tyre ushqyese, ato janë të rëndësishme pasi mund të rriten në zona të papërshtatshme për shumë kultura drithërash tradicionale dhe ky është një avantazh i madh për reduktimin e ndryshimeve klimatike.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Frontiers in Plant Science.