AKTUALITET

Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnjë, përfshihet nga zjarri kati fundit i ndërtesës

20:23 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë riaktivizuar flakët në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.




Flakët nisën rreth orës 14:40 të pasdites së sotme, por në momentin që situata u duk se u vu nën kontroll, flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të pallatit 12-katësh, ku përveç qendrës tregtare, nga kati 4-12 ndodhen apartamente banimi.

Zjarri mësohet se është riaktivizuar në soletën e ndërtesës, atu ku kjo godinë bashkohet me një tjetër.

Zjarrfikësit janë ngjitur me vinxh, dhe po hedhin ujë në vatrën e zjarrit. Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës, soleta është prej dërrase dhe kjo favorizon përhapjen e flakëve, raporton news24.

Më herët policia njoftoi se situata ishte normalizuar dhe operacioni i kërkim-shpëtimit, kishte përfunduar pas rreth 5 orësh, ndërsa raportoi se në spital janë dërguar 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.