Kryesore

Çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj, ja ushqimet që këshillohen më tepër

07:45 - 26.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studimet e shumta tregojnë se grupi i gjakut luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndet.




Grupet e gjakut janë katër: A, B, AB dhe Zero, dhe formohen që në fillim të jetës.

Çdo grup gjaku ka karakteristika unike që mund të ndikojnë tek mbipesha dhe predispozita e sëmundjeve. Sipas studiuesve, çdo grup gjaku ka më tepër nevoja për ushqime specifike të cilat do t’i gjeni të shpjeguara në këtë artikull.

Një seri studimesh të fundit sugjeron që lloji i gjakut – A, B, AB ose O arrin të ndikojë në shtimin ose uljen e shanseve për një sërë kushtesh shëndetësore, nga sëmundjet kardiake deri tek problemet e tretjes.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si t’i shpjegojnë lidhjet mes grupit të gjakut dhe sëmundshmërisë, por po i dedikojnë studime të vazhdueshme për të arritur në konkluzione përfundimtare.

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit në SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org, personat me grup gjaku zero përballen me rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës, sigurisht pa përfshirë trashëgiminë gjenetike.

Ushqyerja e duhur për çdo grup gjaku

Grupi 0

Njerëzit që kanë grupin e gjakut zero kanë më tepër nevojë për një regjim ushqimor më të pasur me proteina. Ato merren tek mishi pa dhjamë, shpendët, peshku dhe perimet.

Grupi A

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A kanë më tepër nevojë për më shumë fruta, perime, fasule dhe drithëra të plota.

Grupi B

Ushqimet që u bëjnë mirë njerëzve me grupin e gjakut B janë barishtet, vezët, mishi pa dhjamë dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.

Sipas studimeve të linkuara më lart, atyre mund t’i duhet të kufizojnë misrin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit.

Grupi AB

Ushqimet më tepër të përshtatshme për këtë grup gjaku janë frutat e detit, barishtet dhe produktet e bulmetit.

Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i duhet të kufizojnë kafeinën, alkolin dhe mishrat e përpunuar.

Grupi i gjakut – Karakteristikat

Njerëzit me grupin e gjakut A kanë tendencën të tresin shumë lehtë karbohidratet dhe nuk e akumulojnë dhjamin në zonën e barkut.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë vështirësi në tretjen e karbohidrateve dhe shëndoshen më shpejt në këtë zonë.

Po ashtu njerëzit me grupin e gjakut A stresohen më lehtë, ndaj duhet të kryejnë aktivitete qetësuese. Njerëzve me grupin e gjakut B u pëlqejnë sfidat e trupit dhe shpirtit ndaj preferojnë ngjitjet në mal e të tjera./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.