Kronikë

“Kompensimi do bëhet sipas ligjit”- Zjarri në qendrën tregtare, kryetarja e bashkisë Lushnje: Janë rreth 91 apartamente, por 20 janë banuese të tjerët janë emigrantë

10:08 - 26.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që përshiu për disa orë nj ditë më parë, qendrën tregtare “Metropol”, si dhe apartamentet që ndodheshin sipër saj.




Në një prononcim për mediat, Sefa ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë qytetar në spital, pasi ata janë larguar tek të afërmit pasi morën ndihmën mjekësore.

Ndër të tjera, ajo theksoi se sa i përket akomodimit të qytetarëve që jetonin në apartamentet e kësaj godinë, ajo tha se kanë bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast se do të jetë e nevojshme do merren shtëpi me qira që do të paguhen nga bashkia.

Sipas saj, pas ekspertizës do të bëhet një vlerës i dëmit dhe të gjitha familjet do të kompensohen sipas ligjit.

“Të gjitha familjet që janë evakuuar dhe pasi morën shërbimin shëndetësor janë larguar tek të afërmit. Stafi i bashkisë po kontakton me çdo familje që do kenë nevojë për akomodim. Kemi bërë gatim konviktin e shkollës mekanike. Në rast se do jetë e nevojshme do marrim shtëpi me qira që do të paguhet nga bashkia. Janë rreth 91 apartamente, por 20 janë banuese të tjerët janë emigrantë. Pasi të mbarojë ekspertiza bashkia ka detyrimin ligjor që banesave  ti bëhet një vlerësim dhe më pas të bëhet kompensimi sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.