Kronikë

“Po bëja prova”- Shqiptari qëllon më armë makinën në Kretë, pas kësaj tentoi të vidhte një…

09:27 - 26.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Kretë, ku protagonist është një shtetas shqiptar.




Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.

Policia ka raportuar se makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai. Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e sotme.

Sipas burimeve policore, ai ka pranuar atë që ka bërë, dhe ka treguar se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.

Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.