LAJMI I FUNDIT

Kërkon largimin nga Milani, për mesfushorin kuqezi vjen një tjetër ofertë nga Franca

13:39 - 27.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm klubet italiane, tashmë edhe Lioni është në gjurmët e mesfushorit Jasin Adli. Skuadra franceze, e cila pati shfaqur interes për mesfushorin edhe në verën e kaluar, po përjeton një sezon mjaft të komplikuar dhe ka nevojë për përforcime të rëndësishme në muajin janar për t’u rikuperuar nga një situatë që mund të vërë në dyshim vazhdimin në kategorinë më të lartë të futbollit transalpin.




Si pjesë e këtyre strategjive është përfshirë edhe numri 7 i kuqezinjve, siç raportohej mëngjesin e djeshme nga kolegët e “L’Equipe”.

Lengle dhe Benrahma do të ishin gjithashtu ndër objektivat e francezëve, por fillimisht do të tentohet mesfushori që pasi u përdor në disa ndeshje, ka përfunduar përsëri në harresë nga Pioli te Milani.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.