Kronikë

Foto+Emri/ Hyri për t’i grabitur banesën të moshuarin grek dhe e goditi 10 herë me thikë, ky është 25-vjeçari shqiptar

11:54 - 29.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është 25-vjeçari shqiptar Klodjan Saliaj, i cili goditi 10 herë me thikë një të moshuar grek pasi i hyri në banesë për ta grabitur.




I riu kishte shkuar në banesën e 73-vjeçarit për ta grabitur së bashku me bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.

Por kur është përballur me të moshuarin grek e ka goditur 10 herë me thikë, duke e plagosur rëndë.

Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia. Ndërkohë që Klodjan Saliaj hyri brenda banesës, 18-vjeçari qëndroi jashtë duke ruajtur.

Në momentin që 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, Klodjan Saliaj e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull.

Më pas dy grabitësit u larguan për tu arrestuar nga policia greke një ditë pas ngjarjes, pasditen e së enjtes.

73-vjeçari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe kërkoi ndihmë në shtëpinë më të afërt që gjeti.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.