Kronikë

Rrahu bashkëshorten dhe djalin e mitur, vihet në pranga 46-vjeçari

10:17 - 03.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur.




Gjithashtu është vënë nën hetim dhe një tjetër 46-vjeçar  banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.