Kronikë

Detaje nga vrasja në Fresk/ Kush janë dy vëllezërit nga Bulqiza që gjetën vdekjen në banesë

09:07 - 04.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zona e Freskut u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.




Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku si pasojë e një përplasje dy vëllezër kanë humbur jetën.

Ende nuk dihen motivet e konfliktit, sipas informacioneve paraprake dyshohet se shtetasi Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e tij, Lulzim Faik Cami, 68 vjeç dhe më pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

Mësohet se dy viktimat janë me origjinë nga Bulqiza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, mëngjesin e 4 Janarit, në rrugën “Xhon Belushi”.

Njoftimi i Policisë: 

Në datë 04.1.2024, rreth orës 07:40, ne rrugën “Xhon Belushi”, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtëna me armë zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.