Kronikë

EMRI/Tentoi të kalonte kufirin me çanta me kanabis dhe municion, arrestohet 51 vjeçari

10:16 - 04.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar është vënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se po tentonte të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, duke përdorur taksinë e tij, lëndë narkotike dhe municion.




Bëhet fjalë për shtetasin Murat Manuka, banues në Paskuqan.

Sipas Policisë, në automjetin e tij iu gjet një sasi prej 8.2 kg e dyshuar si lëndë narkotike kanabis e ndarë në dy çanta dhe 1armë zjarri automatik me municion.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni i koduar “Taksisti”, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Tentoi të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me taksinë e tij, 2 çanta me lëndë narkotike kanabis dhe armë zjarri me municion, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sekuestrohen 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me municion.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ata të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. M., 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një shtetas po lëvizte në dalje të qytetit të Pogradecit, me një automjet taksi, me të cilin dyshohej se mund të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, lëndë narkotike dhe armë zjarri, koordinuan veprimet dhe tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, bënë ndalimin e këtij automjeti, me drejtues shtetasin M. M.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale për këtë rast u kryhen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.