Kronikë

I fshinin në kroskotin e automjetit, tentuan të largoheshin nga Shqipëria me para dhe bizhuterish të vjedhura, arrestohen dy shtetas gjeorgjianë

10:04 - 04.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetas gjeorgjianë janë arrestuar pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria me sasi të mëdha parash dhe bizhuterish të vjedhura që i fshinin në kroskotin e automjetit me të cilin udhëtonin.




Sipas njoftimit zyrtar raportohet se janë sekuestruar 6000 Euro që u gjetën gjatë një kontrolli në çantat  e tyre.

Gjithashtu 2 monedha floriri 1 ore dore e markës “rolex” edhe disa çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave, rreth 190 bizhuteri floriri argjendi të cilat dyshohet se janë  të vjedhura.

Mësohet se shtetasit me iniciale U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç janë të dy banues në Gjeorgji.

Njoftimi:

PKK Kakavije/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Sekuestrohen rreth 190 bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 2 monedha floriri, 1 orë dore e markës “Rolex” dhe çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Vihen në pranga 2 shtetas gjeorgjianë që kishin fshehur në kroskotin e automjetit, këto bizhuteri, të cilat dyshohen të jenë të vjedhura.

Sekuestrohen edhe 6000 euro që u gjetën gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije në bashkëpunim me shërbimet e Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.