Kronikë

Identifikohet gruaja që u mbyt në Vlorë, 52-vjeçarja dyshohet se vuante nga skleroza

16:58 - 04.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është identifikuar gruaja, turpi i së cilës u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë,




Sipas policisë së Vlorës dyshohet se trupi i përket shtetases me iniciale R. V., 52-vjeç, e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det.

Sakaq, grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.