Kronikë

Vrasja në Fresk, flet pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera një nga viktimat: I dëgjova gratë të bërtisnin…

09:38 - 04.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Freskut në kryeqytet mëngjesin e të enjtes së 4 Janarit, ndërsa dyshohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.




Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo për gazetarin Igli Çelmeta.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.