Kosova

“Ata e kanë filmuar dhe videon ia kanë nisur…”- Kreu homazhe tek varrezat e familjes Jashari, dhe u rrah nga shërbimet sekrete, çfarë deklaroi avokati i politikanit serb

15:36 - 05.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politikani serb Nikola Sanduloviç vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe pranë varrezave të Adem Jasharit. Sanduloviç gjithashtu tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.




Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, deklaruan më heërët se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviç thotë se ka njohur Milan Radojiçiçin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.

“Sapo kam dëgjuar nga gruaja e Nikolla Sanduloviçit, e cila më ka thënë se në periudhën prej orës 16:00. deri në orën 20:00. ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë. çdo njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë”, kështu ka bëre të ditur edhe avokati Čedomir Stojković, shkruajnë mediat kosovare.

Avokati ndërkohë pretendon se i është hequr një pjesë e djathtë e trupit. Ai ka deklaruar se gjatë kohës që dhunohej është filmuar dhe kjo video i është dërguar dikujt.

“Ata e kanë filmuar teksa po e rrahin dhe ato video ia kanë dërguar dikujt. Ai u arrestua dhe u rrah për shkak të një videoje në rrjetin social X (ish-Tëitter), ku shihet duke vendosur kurorë lulesh në monumentin e familjes Jashari në Kosovë. Ai u akuzua për përhapje të intolerancës fetare, kombëtare dhe racore dhe në fakt u arrestua për vendosjen e luleve mbi varrin e një shqiptari. Pavarësisht se çfarë mendon dikush për Jasharin, si çdo qytetar tjetër i Serbisë, edhe Sanduloviç ka të drejtën e mendimit të tij. Për më tepër, regjistrimi është një ose dy vjet i vjetër. E gjithë kjo është bërë sipas recetës së Millosheviçit, në kohën kur ministër i Informimit ishte Aleksandar Vuçiç. Në të njëjtën kohë kur Sanduloviç u arrestua dhe u rrah brutalisht, mediat e regjimit nisën një fushatë kundër tij”, thotë avokati Çedomir Stojkoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.