AKTUALITET

“Shkaktarëve t’u jepet dënimi maksimal”- Vetëvrasja e 41-vjeçares pasi u bullizua në “TikTok”, reagon Nikolla: Do ashpërsojmë legjislacionin për mediat online

21:04 - 05.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Durrës, ku një 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vetëvra pasi bulëzohej dhe denigrohej më anë të një profili fals në emër të saj, në rrjetin social “TikTok”.




Nikolla paralajmëron se Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.

Kryeparlamentarja ndër të tjera u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të reagojnë sa më shpejt, e t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

Reagimi i plotë

Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti  humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar.

Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet.

Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare.

Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës!

U prehtë në paqe!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.