Kronikë

Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, Drejtoria e Burgjeve kërkon izolim në 41 Biss për Dan Hutrën dhe 3 të tjerët

11:27 - 05.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasësi i grave, Dan Hutra dhe tre personat e tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi që tentuan të arratisën nga burgu mund të izolohen në regjimin 41Bis.




Kërkesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe do të shkojë në prokurori.

Planin e arratisjes këta persona e kishin nisur pak para vitit të ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e Janarit.

TEBTATIVA E ARRATISJES

I vendosur në masën e sigurimit personal të arrestit me burg, Dan Hutra është transferuar në sektorin përkatës në burgun e Fierit, por ditën e djeshme ai ka tentuar arratisjen. Të dhënat janë bërë me dije nga vetë Drejtoria e Burgjeve që ka dhënë detajet dhe personazhet që kanë qenë në bashkëpunim me Hutrën në atë sipërmarrje të dështuar tashmë, të gjithë personazhe të njohur.

Policia e burgut dhe autoritetet mbikëqyrëse kanë ndërhyrë duke bërë të mundur zbulimin e aktit të arratisjes që në fakt ishte planifikuar të ndodhte në orët e mesditës, duke shfrytëzuar edhe kohën e drekës.

Bashkë me Hutrën mësohet se kanë qenë të gjithë persona me masë arresti të njëjtë të cilët janë të arrestuar për aktin e vjedhjes dhe të grabitjes. Sipas Burgjeve mësohet se të paraburgosurit kishin nisur të prisnin zgarën e dhomës duke e tentuar arratisjen nëpërmjet çarçafëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.