Kronikë

Tragjike në Itali, shqiptari humb jetën në aksident. 32-vjeçari përplaset në kryqëzim me “Audi-n”

23:00 - 05.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk është bërë i dikur, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, Itali.




Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa makina Fiat Punto me të cilën po udhëtonte 32-vjeçari, në një kryqëzim, për arsye ende të pazbardhura, u përplas me një Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar.

Me sinjalizimin e alarmit, Forcat e Zjarrfikësve nga Komanda Teramo kanë ndërhyrë dhe kanë bashkëpunuar me personelin mjekësor për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të mjetit Fiat Punto, por i riu shqiptar pavarësisht masave reanimuese të marra, ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari i cili drejtonte automjetin tjetër të përfshirë në aksident, mësohet se ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.