Kronikë

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë! Policia po heton edhe një pistë tjetër, ja çfarë dyshohet

22:14 - 05.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka duke pirë fostoksinë, pasi ishte bullizuar dhe denigruar nga një adresë false në emër të saj, në rrjeti social “TikTok”.




Burime nga grupi hetimor kanë zbuluar për News24 se përveç pistës së bullizimit në Tik-Tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares

Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës. Neës24 ka mësuar se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.