Kronikë

Helmoi veten me fostoksinë pasi iu publikuan foto denigruese, shoqërohet në polici bashkëshorti i 41-vjeçares

10:42 - 06.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pasi iu publikuan foto denigruese nga një profil i hapur në “TikTok”.




Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, dhe dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ku kanë treguar se prindërit kishin konflikte.

Bashkëshorti i të ndjerës kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme, ndërsa policia i ka gjetur edhe një pistoletë.

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime.

Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Rim, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë trasnportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shendetsore ka ndërruar jetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.