Kronikë

Ekzekutuan me armë zjarri 23-vjeçarin në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit “BMW” me të cilin lëviznin

07:52 - 08.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet tip BMW është gjetur i djegur në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës, e cila dyshohet se i përket autorëve që ekzekutuan në një atentat me armë zjarri, 23-vjeçarin Gëzim Sinomati.




Sinomati mbeti viktimë pasi u qëllua për vdekje me snajper, teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.

Policia bën me dije se Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar duke u ndihmuar dhe nga errësira.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrethana ende të paqarta.

Vlorë/Informacion shtesë

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.