Kryesore

Fitorja me 5 gola, Guardiolën e gëzon më shumë rikthimi i De Bryjnes: Ai është unik

14:06 - 08.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajm i mirë për Sitin ishte rikthimi në fushë i Kevin de Bryjnes, i cili e ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe tashmë është gati për trajnerin Guardiola për pjesën e dytë të sezonit.




Pas fitores 5-0 në Kupën FA, trajneri vlerësoi më shumë faktin që pa yllin belg në fushë sesa paraqitjen e skuadrës së tij: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi rikthyer Kevin de Bryjnen, sepse ai na ndihmon për të fituar ndeshjet. Është shumë e rëndësishme ta rikthejmë atë pas një dëmtimi të gjatë.

Ai do të na ndihmojë me talentin e tij, por unë nuk dua të lëshoj të gjithë presionin mbi supet e Kevinit, sepse nuk është e drejtë me të. Ne kemi djem në mesfushë që duan të vrapojnë. Kevin është i jashtëzakonshëm. Ai është unik. Ne jemi vërtet të kënaqur që është kthyer pas më shumë se tre muajsh me ne. Ai dha një asist shumë të bukur për golin e Dokut”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.