Kryesore

Grusht ndaj portierit, babai i Shpendit kërkon falje: Gjest i tmerrshëm, u çmenda

16:47 - 08.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Episodi i rëndë, ai ku përfshihet Alex Shpendi, babai i sulmuesit të Empolit, Stiven Shpendi. Gjatë ndeshjes së Serisë C mes Cesena dhe Olbia, babai i sulmuesit shqiptar hyri në fushë, duke vrapuar drejt portierit të klubit sardinez, Rinaldi dhe duke e goditur me grusht në fytyrë.




Klubi i Cesenas u distancua menjëherë nga veprimi i prindit të lojtarit kuqezi. Gjithsesi, Alex Shpendi ka kërkuar falje, në një intervistë të dhënë për “Rai”.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.