Kryesore

Një rival për Brojën, Çelsi hyn në garë për argjentinasin e Romës. Mjaftojnë 12 milionë euro para datës 15 janar

15:45 - 08.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çelsi mund të afrojë një rivalë për Brojën gjatë merkatos së janarit dhe lajmet e fundit lidhen me argjentinasin e Romës, Paulo Dibala. Çelsi është në garë me kohën për të nënshkruar me Paulo Dibala nga Roma, me Mauricio Poçetinon të etur për të forcuar më tej vijën sulmuese këtë muaj. Sulmuesi 30-vjeçar përballet me një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt në kryeqytetin italian pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për skuadrën e Hose Mourinjos.




Dibala, i cili e shikon kontratën e tij në “Stadio Olimpico” të skadojë pas 18 muajsh, është paraqitur 13 herë për Romën në Serie A këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste. Pavarësisht se ka pësuar disa lëndime, argjentinasi e ka udhëhequr Romën drejt sigurimit të një bilete për Champions, duke qenë vetëm katër pikë nga zona që e siguron këtë arritje.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Chelsea e ka identifikuar argjentinasin si një objektiv, pasi Poçetino shpreson të forcojë skudrën e tij, që ka vujtur shumë në pjesën e parë në gjetjen e golit. Raporti thotë se Blutë duan të përfitojnë nga klauzola e lirimit të Dibalas, e cila mund të shkaktohet duke paraqitur një ofertë prej 12 milionë euro (10.3 milionë £), një tarifë që është e vlefshme vetëm për klubet e huaja. Megjithatë, “TuttoMercatoWeb” shton se klauzola e lirimit të sulmuesit skadon më 15 janar, që do të thotë se Çelsi nuk ka më shumë se një javë për të përfunduar një marrëveshje.

Edhe nëse londinezët do të aktivizojnë klauzolën, do t’u duhej një dritë jeshile nga Dibala. Thuhet se Roma është e vendosur ta mbajë argjentinasin, të cilin ata planifikojnë ta lidhin me një marrëveshje të re afatgjatë.

Interesi i Bluve për Dibala vjen vetëm gjashtë muaj ose më shumë pasi Xhejms Madison thuhet se u anashkalua nga rekrutimi për shkak të moshës së tij. Sipas “Daily Telegraph” gjatë verës, hierarkia e Çelsit insistoi që të mos nënshkruante lojtarë mbi moshën 25 vjeç, që do të thotë se ish-ylli i Leicester Sitit, i cili mbush 27 vjeç në nëntor, nuk u konsiderua.

​PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.