Kronikë

Plan i autorëve apo rastësi? Zona ku u eliminua me plumb në kokë Gëzim Sinomataj në terr. Lagjja e Vlorës pa drita në momentin e krimit

09:57 - 08.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur gjatë hetimeve në lidhje me ekzekutimin me snajper mbrëmjen e djeshme (7 janar) të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, në Vlorë teksa po qëndronte në ballkonin e banesës duke pirë cigare.




Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa zona në fjalë gjatë momentit kur ndodhi ekzekutimi i të riut, ishte në errësirë të plotë për shkak se nuk kishte drita, raporton News24.

Nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin.

Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomatit, vëllait të Sokolit, në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.

Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.