Kryesore

“Shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë”, Rama kujton legjendën Bekenbauer: Ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern

19:07 - 08.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i ka kushtuar një status në rrjete sociale lajmit të ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit botëror, Franc Bekenbauer. Në postimin e tij, Rama kujtonte momentet që bënë ikonike figurën e Bekenbauer, duke e kthyer në njw nga më të vlerësuarit në arenën e futbollit botëror.




“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti Kupën e Botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër Kupe të Botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan Edi Rama në postimin e tij që i kushtohet legjendës që u nda nga jeta.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.