Kronikë

“Videon ja çova motrës, i thashë…”-Vetëvrasja e 41-vjeçares, zbardhet dëshmia e djalit të mitur që filmoi të atin duke dhunuar nënën: Gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin!

18:18 - 08.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është siguruar dosja e plotë për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës, ndërsa dyshohet se burri i saj e shtyu drejt këtij akti ekstrem.




Djali i vogël i çiftit, i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

Në dëshminë e tij, i mituri ka deklaruar se prindërit e tij ziheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe se i ati e dhunonte dhe ofendonte.

“Ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.

/ Gazeta Panorama Online


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.