Kronikë

Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, procedohen në gjendje të lirë 3 adoleshentë

09:46 - 08.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me tre të tjerë, të moshës 17-vjeçare akuzohen për vjedhje në një qendër tregtare në Tiranë.




Policia bën me dije se ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale E. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për tre adoleshentët 17-vjeçarë, të gjithë banues në Tiranë.

Mësohet se blutë kanë sekuestruar produktet e vjedhura, ndërsa kanë nisur hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuar maksimalisht për të garantuar sundimin e ligjit, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shopping”.

Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar.

Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.