Kryesore

Hyri në fushë dhe goditi portierin kundërshtar, ja dënimi i dhënë për babain e binjakëve Shpendi

14:22 - 09.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi, teksa video e kësaj ngjarjeje u bë virale.




Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Kristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristian Shpendi pjesë e Çezenas dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur. Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.