LAJMI I FUNDIT

Nuk u arrit dot Ançeloti, Brazili firmos me trajnerin e ri të kombëtares

08:33 - 09.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk u arrit dot Ançeloti, Brazili firmos me trajnerin e ri të kombëtares
Brazili nuk arriti dot të siguronte shërbimet e Karlo Ançelotit, me këtë të fundit që vendosi të rinovonte me Realin e Madridit deri në vitin 2026.




Kështu “Seleçao” vendosi të mos humbte më shumë kohë dhe duket se e ka gjetur menjëherë trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Dorival Zhunior, 61-vjeçari që sapo e mbylli me Sao Paulon.

Ai do të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Dinjiz dhe do të nisë menjëherë nga puna që të marrë rezultate me Brazilin në ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” dhe me objektivin për të fituar “Copa America” të këtij viti.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.