LAJMI I FUNDIT

Olsi Rama: Skuka duhet të humbë ca kile, Partizani po pret ende lekët e bashkisë

18:29 - 09.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, në një rrëfim për “Supersport” ka prekur disa tema që kanë lidhje që ka aradhja e tij te Partizani në fund të vitit 2017 dhe deri te rikthimi aktual i Xhuliano Skukës te “demat e kuq”, që sipas tij ka qenë një sakrificë, por ka edhe një “vërejtje” për sulmuesin dibran.




Drejtori Rama pohon se Partizani akoma nuk e ka marrë bonusin e titullit nga bashkia e kryeqytetit, por nuk mungoi edhe një thumbim për Dinamon, që sipas tij nuk e di mirë nëse ëhstë e Durrësit apo e Tiranës.

 Bonusi i titullit dhe “thumbimi” për Dinamon

“S’kemi marrë as bonusin e premtuar nga Erion Veliaj për fitimin e kampionatit. Presim ta marrim, na është premtuar. E kemi kërkuar, është bërë një proces dhe presim që në fillim të këtij viti të akordohet. Ka patur një artificë me VKM për shpërndarjen e të ardhurave.

Tiranës mund t’ia kalojë bonuset pasi është aksionere, ndërsa për Partizanin apo Dinamo, po themi se nuk e di as ku është tani, në Tiranë apo në Durrës sinqerisht. Jam kurioz ta di këtë gjë. Ka një VKM që duhet të ndryshohet për t’u hapur rruga që të bëhet pagesa. Kemi marrë premtimin e kryetarit të bashkisë”, tha Rama.

Partizani pa borxhe dhe klubet e bashkisë

“Partizan është i vetmi klub në Shqipëri që nuk ka asnjë borxh ndaj të tretëve apo tatimeve, asnjë borxh. Nuk bëjmë dot as marrëveshje edhe sikur të kishim borxhe. Klubet e tjera kanë marrëveshje dhe borxhe të jashtëzakonshme. Nëse flasim për ‘Fair Play’ financiar, Partizani është klubi më i disfavorizuar në Shqipëri.

Klubet e tjera mund të bëjnë marrëveshje me tatimet, ndërsa ne jo sepse jemi Sh.A (Shoqëri Aksionare). Për shembull, Tirana dhe Vllaznia kanë një pjesë, përqindje nga Bashkia dhe pushteti lokal mund të gjejë një mënyrë. Ata fshihen pas kësaj dhe vazhdojnë të futen në borxhe të frikshme”, u shpreh drejtori i Partizanit.

Jasir Asani

“Asanin unë e kam gjetur te Partizani B dhe më pas erdhi rregullisht në rritje. Goditjet në lëvizje janë arma e tij më e fortë dhe për të dhënë më të mirën, ka nevojë të ketë një formë fizike shumë të mirë gjithmonë. Herën e fundit më tha se ka humbur edhe 5 kilogramë. Mund të them se së fundi kam vënë re që sakrifikon shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe për këtë ka meritë trajneri Ilir Daja, që ka punuar shumë me Asanin në këtë aspekt”, u shpreh Rama.

Tregu afrikan

“Ne kemi pasur lojtarë afrikanë vazhdimisht dhe eksperiencat me ta kanë qenë shumë pozitive. Mund të përmend Sodiq Atandën, një profesionist i shkëlqyer. Më pas krijuam një raport me një akademi në Senegal dhe sollëm tre lojtarë te Partizani. Dy prej tyre janë sërish aty dhe bëhet fjalë për Maget dhe Sembene. Pashë, sidomos te Maget cilësi të shkëlqyera, të cilat gradualisht po i shfaq edhe në fushë. Sa i përket Matondos, them se ka mbetur i pavlerësuar për atë që ka dhënë në Superiore. Ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm dhe fakti që po luan me sukses në Superligën turke, i konfirmon cilësitë e tij”, u shpreh drejtori Rama.

Xhuliano Skuka

“Më vjen mirë që rikthehet, pasi ka bërë shumë mirë me ne kur e kemi pasur dhe nuk u menduam dy herë për ta rikthyer. Më vjen keq që nuk i shkoi siç duhet, pasi ne krenohemi me atë që po bëjnë lojtarë si Rrahmani apo Ramadani dhe në këtë mënyrë vlerësojmë edhe më shumë futbollistët tanë. Megjithatë tani ai është rikthyer dhe duhet të punojë shumë. E pashë që kishte vënë edhe pak bark dhe ka goxha punë për të bërë që të rikthehet në formën e mëparshme. Kthehet në shtëpi dhe mund të them se ka treguar një gatishmëri të madhe, duke sakrifikuar edhe financiarisht, vetëm që të mund të gjejë lumturinë e të luajturit në futboll”, vijoji drejtori Rama.

Tarifa e afrimit të lojtarëve të rinj

“Problematika që ne hasim është ajo me futbollistët që rriten në akademi të tjera. Kjo pasi ne jemi të detyruar të paguajmë një tarifë formimi, që është e lartë për futbollin shqiptar. Kjo është një shifër e lartë dhe ne shpesh detyrohemi të negociojmë, por jo gjithmonë kemi sukses. Ky është problem, pasi disa akademi nuk kanë ekip të parë dhe futbollistët penalizohen. Mua më duket e padrejtë që të aplikohen tarifa të tilla, pasi këto akademi zakonisht u marrin lekë futbollistëve gjatë gjithë kohës së tyre të rritjes. Një futbollist paguan që në moshë të vogël dhe nuk mund të penalizohet transferimi i tij, sepse akademitë pretendojë shumë. Mendoj se tarifa e rritjes është e lartë për në Shqipëri”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.