LAJMI I FUNDIT

Zherard Pike zbulon vendimin e papritur, i kthehet përsëri futbollit të luajtur… si trajner

22:27 - 09.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zherard Pike ka vendosur që të kthehet përsëri në futbollin e luajtur me një rol më aktiv se ai i presidentit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili është pronari i klubit të FC Andorra, por edhe i kompeticionit të futbollit të sallës me rregulla të veçanta, “Kings League”, ka vendosur që të nisë një etapë të re si trajner.




Nëpëmjet një postumi në rrjetet sociale, Pike ka zbuluar se ka marrë tashmë vendimin për të ndërmarrë këtë karrierë të re, duke shpresuar që të kthehet në një protagonist përsëri në futbollin e rëndësishëm, kur mbushen 432 ditë nga momenti kur vari këpucët në gozhdë.

 “Është një vit i ri dhe pasi e kam menduar thellësisht, kam vendosur që të kthehem në futboll. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar. Do të jetë si trajner. Do të zbuloj më shumë detaje në fundjavë”, shkruante Pike në njoftimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.