BLUETOOTH

“Është dënim me vdekje për gratë”- Gazetarja me lot në sy: Jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë (VIDEO)

08:02 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanceri i gjirit konsiderohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme që mund të përballen femrat në shekullin e 21.




Gazetarja e CNN Sarah Schindner, me lot në sy, zbuloi publikisht se është diagnostikuar me kancer në gji. Ajo kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për gratë.

“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e paaftë për të fshehur dridhjen e saj, me sytë e saj të përlotur.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë, ku pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.